Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp shkroi në rrjetet sociale se po përgatitet arrestimi i tij ditën e martë dhe u kërkoi amerikanëve të dalin në protesta për të mbrojtur kombin e tyre.
Tramp iu referua një rasti që po hetohet nga Zyra e Prokurorit në Manhatan, por pa dhënë detaje për çështjen.
“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish.” – shkroi Tramp.
Zyra e Prokurorit në Manhatan nuk pranoi të japë asnjë deklarim lidhur me pretendimet e Donald Trampit.