Meçan Zotaj, pjesëmarrës në luftën e Uçk-së, tha në Euronews Albania se Shqipëria e dëmtoi rëndë Kosovën me përfshirjen e saj në nismën e Serbisë për Ballkanin e Hapur.
Sipas Zotajt, kjo nismë e shpalosi Serbinë si faktor stabiliteti në rajon duke e ekspozuar Kosovën si shtet me komplekse, referuar vendimit të Kosovës për të mos u pëfshirë në iniciativën serbe për Ballkanin e Hapur.
Zotaj shtoi se kritikat që Shqipëria adresoi ndaj Kosovës për mospërfshirjen në Ballkanin e Hapur e dëmtuan shumë imazhin e Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve.
“Kosova ka një sistem më të zhvilluar elektoral për udhëheqësit, por në Shqipëri politikanët, më shumë e kanë dëmtuar Kosovën. Shkelmi më i madh që janë munduar t’i japin Kosovës është Open Balkan. Goditjet që i ka marrë Kosova në takime në vendet të ndryshe, kritikat deri sa Serbia u bë faktor stabilizues në Ballkan, ndërsa Kosova si vend me komplekse. Këto janë goditje që lënë gjurmë në opinionin ndërkombëtar.”- tha Zotaj.