Gazetari, Poli Hoxha tha në Euronews Albania se 5 letërporosi nga jashtë vendit janë nisur drejt Shqipërisë dhe në to kërkohet arrestimi i ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Hoxha sqaroi se krahas akuzave për incenetatorët, Ahmetaj akuzohet dhe për pastrim parash.

Hoxha vlerësoi punën e Altin Dumanit në drejtimin e SPAK-ut duke kujtuar se kjo strukturë po operon me metodologjinë e hetimit amerikan: “Ndiq paranë” për të çuar para ligjit zyrtarët e korruptuar.

“Janë konfirmuar, po vijnë 5 letërporosi. Kemi nga Austria, nga Qipro, kemi dhe nga 5 shtete. Po sjellin përgjigjet sepse edhe kërkesa e SPAK-ut nuk është për inceneratorët, por për pastrim të produkteve kriminale, pra pastrim parash, në dijeninë time. SPAK-u, që nga ardhja e Dumanit ka filluar një strategji tjetër dhe kjo po përdoret për të gjithë. Po kalon me metodologjinë amerikane; ndiq paranë. Po kalon në fillim të verifikimeve të pasurive, pastaj shkohet te detyra që ka pasur, te firmat që ka dhënë, te përfshirjet në afera. Priten përgjigje për të gjitha, ku ka fjetur me kartën e Klodian Zotos, udhëtimet që ka bërë dhe disa çështje të tjera.” – theksoi Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *