Analisti i njohur kroat, Davor Gjenero tha për Insajderin në Kosovë se Aleksandër Vuçiç po luan me perëndimorët duke kërkuar të shtyjê firmosjen e marrëveshjes me Kosovën me shpresën që Rusia të ndërhyjë direkt në këtë çështje.
“Vuçiç po mundohet të fitojë kohë duke e shtyrë firmosjen e marrëveshjes me shpresën se Rusia do të ndërhyjë. Ai e kupton se nuk ka shumë hapësirë manovrimi dhe shtyrja e firmosjes së marrëveshjes është e vetmja kartë që i ka mbetur. Perëndimi po e toleron shumë, madje është e çuditshme që ndaj Serbisë nuk ka më presion për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.” – tha Gjenero.