Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron Shqipërinë si vend me korrupsion galopant, gjyqësor të kapur dhe me media të shantazhuar.
Kêto janë përfundimet e raportit të fundit, ku ndër të tjera theksohet se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes.
Raporti specifikon se aferat e mëdha korruptive kryhen në prokurimet publike dhe në partneritetin publik-privat, tashmë të njohura si PPP-të.
Raporti konstaton se ka përpjekje politike për të kapur gjyqësorin, ndërkohë që vlerësohet Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) si e vetmja hallkë me rezultate konkrete më luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Raporti thekson se mediat në Shqipëri mbeten të shantazhuara dhe të përdorura politikisht duke cënuar pavarësinë e tyre.
“Janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike.”- thuhet në raport.