Në një reagim në fejsbuk, gazetari Adriatik Doçi thekson se audio-përgjimi i publikuar për të nuk ka asgjë kompromentuese. 

Sipas Doçit, në regjistrim dëgjohet një bisedë normale që ai zhvillon me njê kolegen e tij për fenomenin e gjobvënies ndaj politikanëve dhe biznesmenëve.

Statusi i Adriatik Doçit:

Miq, e ndiej detyrim moral dhe në respekt të fytyrës që kam, të bëj një sqarim për një audio-çimkë të publikuar sot.

Një kolege gazetare, duke pirë kafe, më pyet se si funksionon tregu i reklamave në media. Dhe unë i shpjegoj që kur me një biznes ke marrëveshje reklamimi, nuk mund të publikosh lajme kundër tij. 

Ky është një realitet i rëndomtë. Një bisedë që mund ta bëj 1 mijë herë.

Barra morale bie mbi kolegen që përgjon biseda në tavolinë me telefon. Megjithatë e mirëkuptoj kolegen dhe më vjen keq që po e përdorin. 

Kush më njeh e di që nuk shantazhohem. Të gjithë dashamirësit e mi të rrinë të qetë.

Unë nuk kam as media dhe as nuk kam lidhur kontratë me askënd, por pa dyshim që kam akses në media. 

Publikuesi është një pseudodazetar i quajtur Naim Noka, të cilin dyshoj se kanë paguar. Nuk ka lidhje me gazetarinë. 

U kujtova se ky tipi më ka ndërhyrë disa herë për të hequr shkrime. Madje, një herë, më ka marrë në mesanatë si sekser. 

Nëse do të bëjë gazetari, të tregojë nëse pagoi gjë për porosinë që unë i kreva në atë rast? Ky është morali dhe burrëria. 

Unë po godas korrupsionin dhe po nxis drejtësinë e re për të çuar drejt burgur ish ministra dhe ish kryeministra. Për mua, sulme të tilla janë të parashikueshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *