Pedagogët e universiteteve ashtu siç kishin paralajmëruar nuk e nisën në auditore por në protestë vitin e ri akademik. Kreu i Sindikatës së protestuesve, Sandër Kovaçi, ka ripërsëritur qëndrimin se mësimdhënësit nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe nëse ato injorohen nga qeveria, bojkoti i auditoreve do të vazhdojë me afat të pacaktuar. “Mësim nuk bëhet, të gjithë janë dakord për bojkotin. Bojkoti do të jetë në mënyrë të përhershme. Nga kryeministri apo qeveria ende nuk kemi komunikim” – u shpreh Simoni.


Kërkesat për rritje të pagës 50% brënda dy viteve të ardhshme dhe rritja e fondeve të kërkimit shkencor janë dy nga kërkesat bazike të pedagogëve, kërkesa të cilat deri më sot nuk janë marrë në shqyrtim nga qeveria e cila nga ana e saj i quajti të papranueshme dhe me natyre ultimative propozimet e mësimdhënësve universitarë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *