E përditshmja prestigjioze britanike “ The Guardian” ofroi një hapësirë të dedikuar për lexuesit e saj ku ata të përshkruanin destinacionet e veçanta turistike gjatë pushimeve të tyre verore. Krahas destinacioneve nga qytete si Viena, Laipcigu, Malaga apo Amsterdami, një vend i veçantë në këtë artikull i dedikohet dhe përshtypjeve të një vizitoreje e quajtur Kloe, e cila kishte vizituar Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.


“Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” (hyrja për të rritur 700 Lek/5 £) në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri këtu në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë
magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës revolucionarë, fermerë, fetare, politikanë, muzikantë, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj.”

Burimi: The Guardian
Përshtati në shqip: Kumti.net

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *