Historiani malazez, Boban Batriçeviç e konsideroi me rëndësi historike raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 2 prill ku kandidojnë presidenti Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç.
Historiani malazez e cilëoi Milatoviçin si dorë të zgjatur të Serbisë dhe se fitorja e tij do e kthente Malin e Zi në Republika Srpskan të dytë në rajon.
Duke folur pë Al Jazeer-an, historiani malazez nënvizon se Milatoviç përkrah të drejtën e dyshtetësisë çka do të minonte themelet e shtetësisë malazeze të ngritura me referendumin për pavarësi të vitit 2006-ë.
“Më lejoni t’jua bëj më të qartë – Jakov Milatoviq mbron vendosjen e dyshtetësisë. Kjo do të thotë se të drejtën e votës do ta kenë rreth 70 mijë persona nga Serbia me origjinë malazeze. Kjo përsëri do të thotë se në këtë mënyrë do të ndryshohet struktura etnike e shoqërisë malazeze dhe elektoratit. Për shifrat tona, kjo do të thotë fundi i mundësisë që Mali i Zi të çlirohet ndonjëherë nga ndikimi i Beogradit. Shteti ynë do të bëhet një satelit i thjeshtë, “Republika Srpska” me stemën e Malit të Zi. Fitorja e Jakov Milatoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është fundi i mundësisë që Mali i Zi të çlirohet ndonjëherë nga ndikimi i Beogradit.” – tha Batriçeviç.