Shqiptarët e Diasporës protestuan sot para tribunalit të Haga ku sot nisi procesi ndaj ish-krerëve tê UÇK-së.
Folësit në tubim theksuan se UÇK-ja ka kryer luftë të pastër çlirimtare dhe se akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së synojnë të njollosin përpjekjen e një populli për liri.
Ndër folësit ishte dhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit Granit Xhaka.
“Sot jemi këtu për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Jemi këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin. Këtu po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë. Këtu po tentohet të dënohet historia e lavdishme e Kosovës.” – tha Xhaka.