Shêrbimi Informativ i Shtetit nga sot do të drejtohet nga Vlora Hyseni.
Prezantimin e saj e njoftoi kryeministri, Edi Rama i cili e propozoi Hysenin për drejtimin e këtij institucioni.
Hyseni u dekretua dje në krye të SHISH-it nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës.” – shkroi Rama në Fejsbuk.
Në të kaluarën, Vlora Hyseni ka drejtuar Agjensinë e Kosovës për Inteligjencë për 6 muaj, ndërkohë që u shkarkua me propozim të kryeministrit Albin Kurti dhe vendin e saj e mori Petrit Ajeti.