Ish-presienti i Kosovës, Hashim Thaçi tha gjatë fjalës së tij mbrojtëse në Hagë se i vinte keq që disa personalitete historike nuk mund të dëshmojnë për pafajësinë e tij, përfshirë ish- presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova,.
“Më vjen keq që për pafajësinë time nuk do të dëshmojnë Medlin Allbrajt, Riçard Hollbruk, presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, profesor Fehmi Agani” – ishin disa nga të pëmendurit nga Thaçi.
Thaçi shtoi se është i gatshëm për këtë sfidë në tribunalin e Hagës duke theksuar ndër të tjera se një padrejtësi nuk mund të korrigjohet me një padrejtësi tjetër.