Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u paraqit sot për herë në dytë në SPAK. Raportohet se Xhaçka po pyetet për rastet e bazave ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin bazuar në padinë e ish-ushtarakut, Artur Meçollari.
Në padinë e tij, Meçollari pretendon se janë kryer shkelje ligjore në të dy bazat, ku njëra është dhënë me qira në kundërshtim me ligjin, ndërsa në tjetrën është ndërtuar pa leje një objekt 4 katësh.
Olta Xhaçka po pyetet si person në dijeni duke iu referuar pozicionit të saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes.
Gjithashtu Xhaçka është pyetur në paraqitjen e saj të parë në SPAK lidhur me përdorimin e helikopterit shtetëror në fushatë elektorale në zonën e Dibrës në vitin 2017-ë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e paditi Xhaçkën duke e akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me rastin në fjalë.