Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në Arbitrazhin ndërkombëtar duke hedhur poshtë pretendimet e biznesmenit, Blerim Devolli.
Kompania e Devollit kishte kërkuar dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës për shpronësimin e kompanisë celulare virtuale “Dardafon.net”, pretendim i cili u hodh poshtë nga trupa gjykuese në Arbitrazh.
Lajmin e konfirmoi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkroi në fejsbuk se kjo është fitorja e tretë që Kosova arrin në përballjet e saj në Arbirtazh.