Harvardi ka bërë një shtesë në kurset e tij të gjuhës: Klasat fillestare të gjuhës shqipe kanë filluar këtë semestër, të vendosura në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC), i cili ofron gjithashtu persishten, turqishten, një dialekt sirian “aramaic”, dhe më shumë. – raporton Koha.net

Edona Cosoviq, vajzë e emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi, ishte një nga studentët që nxiti përfshirjen e shqipes. E rritur në Shtetet e Bashkuara, ajo mësoi të fliste shqip në shtëpi, por e kuptoi se ishte e vështirë ta mbante gjuhën, pavarësisht dëshirës së madhe për ta bërë këtë.

“Kur isha fëmijë, prindërit e mi nuk kishin burimet për të na marrë televizionin shqiptar. Ne jemi në shkollë gjithë ditën, dëgjojmë TV amerikan, dhe gjithçka është në anglisht, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një brezi”, – tha ajo, shkroi HarvardMagazine.

Harvardi është tani i vetmi universitet Ivy League që ofron gjuhën shqipe si kurs për ta mësuar. Megjithatë, gjuha ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë, Kolumbia ofroi nje kurs për mësimin e gjuhës shqipe me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në New York. – shkruan Koha.net.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *