Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e dënoi sulmin terrorist ndaj Izraelit. Rama shkroi në Tuiter se Shqipëria qëndron në përkrahje të Izraelit dhe fqinjëve të tij myslimanë që kanë zgjedhur të bashkëjetojnë në paqe.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.”- shkroi Rama.