Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski shtroi një iftar për nder të myslimanëve që shërbejnë në radhët e ushtrisë ukrainase.
Zelenski tha se kjo darkë do të jetë e përvitshme gjatë muajit të Ramazanit.
“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës. Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet
U jam mirënjohës të gjithë myslimanëve që po luftojnë për Ukrainën dhe të gjithë atyre që na përkrahin në luftën tonë pêr liri” – tha Zelenski para të pranishmëve në iftar.