Presidenti i Francës, Emanuel Makron po përballet me rezistencë të fortë qytetare lidhur me vendimin e tij për shtyrjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Sindikatat franceze po organizojnë protesta të përjavshme. Protestat e fundit sollën përleshje të demonstruesve me policinë në Paris, Lion dhe Nantë.
Marshuesit nê rrugët e Francës kërkojnë që Makron të tërhiqet nga vendimi i tij për rritjen e moshës së pensionit duke theksuar se protestat nuk do të ndalen deri në marrjen e këtij vendimi nga presidenti francez.
Drafti i rritjes të moshës së pensionit u kalua me urdhër ekzekutiv duke shmangur miratimin në parlament pasi qeveria i druhej një dështimi të mundshëm.