Russian President Vladimir Putin (R) meets with Milorad Dodik, the Serb member of Bosnia's tripartite presidency, in Belgrade on January 17, 2019. (Photo by Mikhail KLIMENTYEV / SPUTNIK / AFP) (Photo credit should read MIKHAIL KLIMENTYEV/AFP via Getty Images)

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik paralajmëroi se serbët po përgatiten të shpallin pavarësinë e entitetit të Republika Srpska çka do të thoshte shkëputje nga shteti i Bosnjes dhe Hercegovinës.

Dodik u shpreh se në Këshillin Presidencial të Bosnjes ka urrejtje ndaj serbëve dhe se prania në shtetin boshnjak u pamundëson serbëve pjesëmarrjen në nismat rajonale në favor të tyre.

Po ashtu, Dodik akuzoi dhe ambasadorin amerikan në Bosnje si diktues të zhvillimeve politike në vend.

“Republika Srpska do bëhet një shtet i pavarur sepse, në Bosnje dhe Hercegovinë, ne nuk jemi në gjendje të jemi pjesë e nismave rajonale që mund të jenë të dobishme për ne. Sapo zgjohet  dhe hap sytë në mëngjes, Denis Beciroviç urren menjëherë serbët. Jetojmë në një vend të pamundur ku disa ambasada bëjnë stërvitje ndaj nesh, por edhe kjo do të kalojë një ditë. Bosnja dhe Hercegovina është terreni i stërvitjes të ambasadorit amerikan, por edhe ata do kalojnë.”-  tha Dodik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *