Zëdhënësi i Basshkimit Europian, Peter Stano shmangu një përgjigje direkte lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se ai do të pranojë vetëm disa nga pikat e marrëveshjes së Ohrit.

Stano theksoi se pajtimi në parim mes Kosovës dhe Serbisë i arritur në Ohër në 18 mars duhet të avancohet nga të dy palët ose në të kundërt do të ketë pasoja për secilën palë.

“Nuk komentojmë deklaratat e mundshme, pa e njohur kontekstin, dhe pa dashur të hymë në komente të secilës deklaratë rreth kësaj marrëveshjeje, dua të fokusohem në narrëveshjen si të tillë. Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, u pajtuan në Ohër që të nisin menjëherë zbatimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes, përfshirë edhe aneksin. Kjo është ajo për çfarë jemi pajtuar. Ky është obligimi politik që të dyja palët morën dhe ajo që shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së presin nga ato. Ikja nga përgjegjësitë e marra do të kishte pasoja për secilën palë dhe ne urojmë që kjo të mos ndodhë.” – deklaroi Stano.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *