Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, akuzoi Sali Berishën se oligarkët po i financojnë fushatën, ndërkohë që pjesa tjetër e parave të fushatës janë para që u janë vjedhur shqiptarëve.
Gjatë një takimi të tij në njësinë numër 7-të, Bejko kujtoi se Berisha ka zhvilluar deri tani 13 takime elektorale, vlera e të cilave shkon në 60 mijë euro.
“Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve. Një takim që zhvillon sot Sali Berisha, një takim i kushton 5 mijë euro. Ka zhvilluar deri tani 13 takime për prezantime, ka shpenzuar rreth 60 mijë euro. Ndërkohë që ka një vit e gjysmë që vjen vërdallë. Me çfarë parash i zhvillon këto aktivitete? Me çfarë i paguan mediat?
Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtor me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan. Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militantët që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve.”- tha Bejko.