BEIJING, CHINA - MARCH 12: Chinese national flags flutter in front of the Great Hall during the fifth plenary meeting of the first session of the 14th National People's Congress (NPC) on March 12, 2023 in Beijing, China. (Photo by VCG/VCG via Getty Images)

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit nxori në dritë informacione të klasifikuara nga institucionet e sigurisë amerikane të cilat u referohen planeve të Kinës për të furnizuar me armë Rusinë.

Sipas informacioneve, Kina po përgatit një sasi të konsiderueshme armatimi për Rusinë në kohën kur lufta në Ukrainë duket se ka hyrë në një fazë vendimtare dhe beteja për zotërimin e qytetit të Bakhmutit duket si një përballje për jetë a vdekje mes të dy palëve.

Zyrtarët e lartë ushtarakë të Ukrainës pohuan se armët kineze po u jepen rusëve me qëllim avancimin e tyre përtej Bakhmutit duke rikonfirmuar se ambicia e Vladimir Putinit mbetet pushtimi i Kievit.

Raporte të shërbimeve inteligjente amerikane dhe britanike pohojnë se Kina shpreson që rusët të pushtojnë Kievin në mënyrë që Pekini zyrtar të nisë sulmin ushtarak për aneksimin e Ishullit të Tajvanit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *