Presidenti francez, Emanuel Makron sfidoi disa muaj protesta duke firmosur ligjin që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Makron e arsyetoi vendimin e tij me nevojën e rritjes së financimit për sistemin e pensioneve. Ai u shpreh se të gjithë janë të vetëdijshëm se duhet të punojnë pak më shumë në mënyrë që të fuqizojnë ekonominë dhe sistemin pensional të Francës.

Vendimi i Makron u prit me indinjatë nga sindikatat të cilat paralajmëruan një protest më të madhe në datën 1 Maj duke shprehur vendosmërinë për moszbatimin e këtij vendimi.

Reforma në sistemin e pensioneve po konsiderohet si sfida më e madhe për Emanuel Makron që nga zgjedhja e tij si president në vitin 2017-ë.

Sondazhet tregojnë se dy në tre francezë janë kundër vendimit të Makron dhe se popullariteti i tij ka prekur nivelet më të ulëta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *