Zgjedhjet presidenciale të 14 Majit në Turqi mund të shënojnë fundin e dominimit 20-vjeçar të Rexhep Taip Erdogan në skenën politike turke.
Sondazhet e fundit favorizojnë kandidatin e opozitës së bashkuar, Kemal Kilindaroglu.
Sondazhi i fundit nga Metropol tregoi se Kilindaroglu kryeson me një diferencë të vogël (42.6% kundrejt 41.1%) të Erdoganit.
Një tjetër sondazh nga ORC e nxjerr Kilindaroglu fitues me 48.9%, kundrejt 41.5% të Erdoganit.
Një sondazh i tretë, nga ALF po ashtu nxjerr në avantazh Kilindaroglu me 47.4%, ndërsa Erdogan me 43.9%.
Matjet në sondazhe treguan se popullariteti i presidentit Erdogan pësoi rënie pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit. Turqit duket se janë zhgënjyer nga menaxhimi i dobët që Erdogan i bëri situatës gjatë dhe pas tërmetit.