Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit të tij në zgjedhjet presidenciale që mbahen vitin e ardhshëm, por sondazhet tregojnë se demokratët duhet të mendohen mirë para se të vendosin për rikandidimin e kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Sondazhet e fundit tregojnë se 52% e amerikanëve nuk janë të kënaqur me punën e Bajdenit, ndërkohë që 43% mendojnë se ai e ka kryer mirë punën e tij dhe duhet të rizgjidhet president.

Sipas FiveThirtyEight, vlerësimi mesatar i miratimit të Biden qëndron në 43%, rreth 9 pikë më i ulët se vlerësimi i tij i mosmiratimit prej 52%. Kjo është vetëm 1 pikë më e lartë se vlerësimi i miratimit të Donali Trampit më 15 Prill 2019, në të njëjtën pikë në presidencën e tij.

Matjet tregojnë se pakënaqësia ndaj Bajdenit është më e madhe në radhët e republikanëve, ndërkohë që pakënaqësi ndaj tij ka dhe në radhët e votuesve të pavarur.

Edhe mes demokratëve ka qëndrime të ndryshme rreth punës së presidentit  Xho Bajden. Fraksionet e konsideruara si të majtët ideologjikë duket se nuk e aprovojnë rikandidimin e mundshëm të presidentit aktual.

Në të kaluarën, Ronald Regan dhe Barak Obama kanë arritur të rizgjidhen presidentë kur shifrat e mbështeje së tyre ishin rreth 40%-shit në fund të mandatit, ndërsa kanë dështuar të rizgjidhen po me shifra të njëjta të mbështetjes, Xhimi Karter dhe Donald Tramp.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *