Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në raportin e tij vjetor ka raportuar se në vendin tonë figurojnë të regjistruara gjithsej 132 parti politike.
Të dhënat e KQZ-së janë marrë nga Gjykata e Rrethit Gjqësor Tiranë, ku këto subjekte kanë kryer procedurën e regjistrimit.
KQZ-ja u dërgoi të 132 partive kërkesat për plotësimin e procedurave për zgjedhjet lokalë të 14 Majit, por nga të dhënat rezulton se dokumentet e KQZ-së janë marrë nga vetëm 37 subjekte politike, ndërsa 95 subjekte të tjera figurojnë pa një adresë të saktë dhe për rrjedhojë doumentet e KQZ-së janë kthyer sërish mbrapsht.
Lidhur me procesin e auditimit të partive politike, kërkuar nga Komisioni Qëndror Zgjedhor, pranë këtij institucioni janë dorëzuar vetëm 20 procese auditimi.