Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për arrestimin e Nagip Krasniqit, drejtues i Korporatës Energjetike të vendit.

Krasniqi u vu në pranga pas kontrolleve të ushtruara në zyrën dhe dy banesat e tij. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim në dy kontrata që institucioni i drejtuar prej tij ka lidhur me subjekte të tjera.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *