Zv.kryeministri britanik, Dominik Rab paraqiti dorëheqjen e tij para kryeministrit, Rishi Sunak pas akuzave për sjellje të pahijshme ndaj vartësve të tij.
Kryemistri Sunak e prani dorëheqjen e Rab, ndërsa ky i fundit sqaroi në letrën e largimit se ishte i hapur për çdo hetim duke shtuar se nuk kishte shantazhuar, sulmuar fizikisht apo bullizuar asnjë nga vartësit e tij.
CNN raporton se hetimi i nisur ndaj Rab, i ka cilësur si të justifikuara pretendimet për sjelljen e pahijshme të ish-numrit dy të qeverisë britanike. Dorëheqja e Rab po konsiderohet si një goditje e rëndë për kryeministrin Sunak dhe imazhin e qeverisë së tij.