I dërguari i SHBA-ve për ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se shteti i tij do të njohë zgjedhjet që do të mbahen nesër në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Eskobar theksoi se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme duke i kërkuar Listës Serbe të jetë pjesë e këtij procesi.
Fjalët e Eskobar nuk duket të kenë pasur ndikim te përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët deklaruan se subjekti i tyre politik do t’i bojkotojë zgjedhjet e së dielës.
Sakaq, nuk ka munguar dhe provokimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili deklaroi se në zgjedhjet e së dielës nuk do të marrin pjesë më shumë se 100 serbë.