Rusia dëboi 20 diplomatë gjermanë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjermanisë për dëbimin masiv të diplomatëve rusë – raporton Reuters.

“Autoritetet gjermane kanë vendosur për një tjetër dëbim masiv të zyrtarëve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani. Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, i cili vazhdon të shkatërrojë demonstrativisht një seri të tërë marrëdhëniesh ruso-gjermane.”- thuhet në reagimin e Rusisë.

Raportet mes Gjermanisë dhe Rusisë e përkeqësuan pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, 24 shkurtin e vitit të kaluar. Para nisjes së luftës, Gjermania ishte blerësi kryesor në Europë i gazit natyror dhe naftës ruse.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *