Serxhio Ramos u bë pre e komenteve kërcënuese dhe fyese në rrjetin social Tuiter.
Mbrojtësi veteran spanjoll publikoi disa prej këtyre komenteve në Tuiterin e tij duke shigjetuar pronarin e këtij rrjeti social, manjatin Elon Mask.
Ramos shkroi se Mask nuk duhet të udhëhiqet vetëm nga nevoja e fitimit, por duhet të marrë masa për frenimin e gjuhës së urrejtjes që po i dominon Tuiterin.
“Elon Mask, të eliminosh simbolin blu, pagesat me detyrim dhe të bësh para është një strategji. Të eliminosh urrejtjet, të promovosh respekt dhe ta bësh “Twitter”-in një vend më të mirë, është një tjetër strategji. Vetëm po e them…”- shkruhej në reagimin e Ramos.