Vila qeveritare nr.5 pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni, vlera e të cilit do të jetë 5 mlionë euro. Dokumenti referuar këtij rikonstruksioni nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, tregon se është finalizuar procedura e prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
Po ashtu, në dokument pasqyrohet fondi limit i këtij tenderi, që është 499.696.978 lekë pa TVSH, ose me TVSH, 5 milionë euro.
Fituese e tenderit është shpallur firma “Ad-Star”, ndërkohë që punimet pritet të zgjasin 6 muaj.