Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përdori një gjuhë denigruese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur këtë të fundit si pushtues nazist në veriun e Kosovës.

Reagimi i presidentit të Serbisë vjen pas zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës të cilat tashmë do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Vuçiç e quajti Kurtin si “Gauleiter”-in e Kosovës, duke iu  referuar një ish-drejtuesi rajonal nazist në Gjermani.

Në Kosovë, gazetari Albert Spahiu e konsideroi gjuhën e Vuçiçit ndaj Kurtit të ngjashme me atë që Putini përdorte ndaj Zelenskit para nisjes së sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.

“Kërcënimi nga presidenti serb Aleksander Vuçiç ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur ‘Gauleiter’ është sipas stilit rus – kështu filloi ta quante Vladimir Putin me mënyrën e tij naziste edhe Zelenskin para se të fillonte agresioni ushtarak në Ukrainë.”-  ka shkruar Spahiu në Tuiter.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *