Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurisë në OKB, theksoi se shqiptarët e Kosovës nuk mund të përfaqësojnë serbët e Kosovës, ashtu siç ukrainasit nuk mund të përfaqësojnë rusët e Ukrainës. Lavrov shtoi se perëndimi duhet të garantojë autonominë e serbëve të Kosovës, dhe statusin e veçantë për rusët e rajonit të Donbasit në Ukrainë.
Ndaj komenteve të Lavrovit reagoi ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha i cili akuzoi kryediplomatin rus se Kosova po u kthehet në fiksim, duke kujtuar se shteti i dytë shqiptar në rajonin e ballkanit njihet nga më shumë se gjysma e anëtarëve të OKB-së.
“Në veçanti, është bërë një obsesion rus t’i referohet Republikës së Kosovës, një vend i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, për të justifikuar veprimet e saj të paligjshme në Gjeorgji në vitin 2008, në Ukrainë që nga viti 2014, gjë që siç e dimë të gjithë po vazhdon deri në këto momente. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e njëjta GJND ka kërkuar që Rusia të ndalojë luftën e saj, prandaj nuk ka asgjë që tingëllon më e zbrazët sesa përpjekja e dëshpëruar për të justifikuar të pajustifikueshmen, dhe përpjekja e saj për t’u fshehur pas të papranueshmes.”- deklaroi Hoxha.