Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që mund të fitohen fitohen nga kundërshtarët e tyre politikë në zgjedhjet e 14 majit.

Rama theksoi se këto bashki do të përdoren si pengje lufte ndaj qeverisë dhe u bëri thirrje sërish zgjedhësve që të mos votojnë kandidatët,- sipas tij kukulla të non-gratës – duke iu referuar Sali Berishës.

“Nuk kam folur për kandidatë kundërshtarë, kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA, kemi thirrje të përsëritura nga aleati ynë për të bërë shumë kujdes në këtë pikë sepse zgjedhja është e shqiptarëve, por cilësia e marrëdhënieve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo dosido, por një nga më të rëndësishmit në këto 30 vite, mban damkën e personit të padëshirueshëm. Ky nuk është presion por mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi, por sepse këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet e komunitetit por për ngritur barrikada të luftës politike.”- tha Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *