Kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko akuzoi kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se me spotin e tij elektoral për Këshillin Bashkiak po i shërben imazhit të Erion Veliajt.
Sipas Bejkos, nuk ka asnjë garanci se pas zgjedhjeve, Ilir Meta nuk do të rreshtohet sërish krah mazhorancës në pushtet.
“Shikoni pak spotin e Ilir Metës për Këshillin Bashkiak me vëmendje. Një reklamë e pastër per Erion Veliajn. Shikojeni pa zë vetëm videon dhe do t’ju duket si promo e bashkisë Tiranë, me rrugë të pastra, e me fusha futbolli. Ne nuk kemi asnjë garanci se Ilir Meta pas zgjedhjeve nuk do të shkojë te Edi Rama. Në gazetën e tij në 2015 ishte ai që i thurrte lavde Veliajt! Shikojini si kanë ndarë leje ndërtimi bashkë. Vota për Ilir Metën është votë për Erion Veliaj. MOS U GËNJENI’.” – shkruan Bejko.