Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, Xhon Kirbi tha se Rusia ka humbur mbi 20.000 ushtarë në luftimet në Ukrainë gjatë 5 muajve të fundit të luftës – raporton BBC.

Sipas zyrtarit amerikan, gjysma e të vrarëve janë pjesë e grupimit mercenar të Vagner-it, ndërkohë që numri i të plagosurve rusë në luftime sipas burimeve amerikane besohet të jetë rreth 80.000.

Kirbi tha se Rusia ka dështuar në organizimin e një sulmi të përgjithshëm ndaj rajonit të Donbasit pasi përparimi në terren gjatë muajve të fundit ka qenë minimal.

Zyrtarët ukrainas deklaruan se beteja 6-mujore për Bakmutin u ka dhënë atyre mundësinë të fitojnë kohë në organizimin e kundërsulmit ushtarak ndaj forcave ruse që pritet të nisë së shpejti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *