Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç të ndërmjetësuar nga emisarët europianë, Jozef Borrel dhe Mirosllav Lajçak.

Kurti theksoi se delegacioni i Kosovës e ka kundërshtuar draftin e paraqitur për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duke e konsideruar të papajtueshëm me kushtetutën e vendit.  Kurti shtoi se ka paraqitur versionin e tij për vetëmenaxhim e pakicave në Kosovë.

“Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë.”- tha Kurti.

Takimi i Brukselit prodhoi vetëm marrëveshjen për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë, marrëveshje e cila e obligon Serbinë të nisë procesin e lokalizimit dhe më pas atë të gërmimimit për eshtrat e 1617 shqiptarëve të zhdukur.

Kryeministri Kurti sqaroi se kjo është një çështje prioritare për të dhe mjaft e ndjeshme për popullin e Kosovës, pasi familjarët e të zhdukurve kanë vite që presin në ankth të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *