Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten fuqia më e madhe ushtarake e botës referuar dhe shpenzimeve që kryen për nevojat e saj ushtarake. Këtë fakt e konfirmon një raport i Institutit Kërkimor të Stokholmit për Paqen sipas të cilit Shba-të në vitin 2018-të shpenzuan 648.8 miliardë dollarë në infrastrukturën ushtarake. E dyta në renditjen e Institutit suedez renditet Kina e cila po në të njëjtin vit kishte shpenzuar 250 miliardë dollarë për nevojat e saj ushtarake. Befasues pozicioni i tretë i Arabisë Saudite e cila rezultoi të ketë shpenzuar 67.8 miliardë dollarë për ushtrinë. India dhe Franca renditen respektivisht e katërta dhe e pesta me nga 66 miliardë dollarë shpenzime. Rusia pozicionohet e gjashta me 61.4 miliardë dollarë shpenzime për ushtrinë.


Britania e Madhe dhe Gjermania shpenzuan rspektivisht 50 dhe 49.5 miliardë dollarë duke mbajtur pozicionet e shtatë dhe tetë. Dhjetëshen e përmbyllin dy vende aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut, të dyja të angazhuara fort ushtarakisht në vitet e fundit. Vende të tjera të fuqishme ekonomikisht në botë si Italia, janë thuajse të papërfillshme në angazhimin ekonomik ushtarak që ndërmarrin. Vetëm 27.8 miliardë dollarë, i investoi kjo e fundit për ushtrinë në vitin 2018-ë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *