Raporti mes PSG-së dhe Lionel Mesit duket i mbyllur. Argjentinasi ndodhet para dy zgjedhjeve: zgjedhjen e zemrës për t’u rikthyer në Barcelonë dhe zgjedhjen e milionave.
“El Mundo Deportivo”raporton se Mesi e dëshiron një rikthim te Barça duke ulur pagën me 65% krahasuar me sa paguhet nga Parisi, por një ofertë e sauditëve të Al-Hilal ka trazuar ujërat.
Sheikët janë të gatshëm t’i ofrojnë kampionit të botës 360 milionë euro në sezon nëse ai pranon të transferohet në Arabinë Saudite.
Mediat franceze raportuan se Parisi e pezulloi Mesin për dy javë pasi ky i fundit nuk lajmëroi për një udhëtim të tij në Arabinë Saudite.
Mesi pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij. Tifozët e presin në Barcelonë, sheikët e Al-Hilal presin ta mbulojnë me miliona në Arabinë Saudite.