Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar i vlerësoi si serioze propozimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Bashkimit Europian për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Eskobar theksoi gjatë një takimi virtual me gazetarë ballkanikë se është për t’u vlerësuar fakti se qeveria e Kosovës shpalosi në tryezën e dialogut një propozim konkret për çështjen e Asosacionit.

“Kjo është një prej herëve të para që kemi dëgjuar drejtpërdrejt nga qeveria e Kosovës se çfarë është version i tyre për Asociacionin, dhe ata e kanë një. Serbia natyrisht se e ka versionin e saj dhe përgjigja tani është që të dyja palët të takohen në dy javët e ardhshme, për të prezantuar përsosje të mëtejshme të pozicioneve të tyre dhe që Bashkimi Evropian të vazhdojë të ndikimin dhe kapacitetet mbresëlënëse të saj për t’i bërë bashkë dy palët që të fillojë të shikojë për zgjidhje kompromisi.”- tha Eskobar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *