I ftuar në emisionin “Open” në News 24, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith paralajmëroi se Londra po përgatit të tjera non-grata për personazhe të rëndësishme të jetës politike në Shqipëri.
Ambasadori britanik theksoi se Sali Berisha nuk do të jetë i vetmi i sanksionuar nga vendi i tij dhe se non-gratat e ardhshme mund të prekin personazhe politike si nga mazhoranca ashtu dhe nga opozita.
Smith e argumenton shpalljen e personave non-grata si inkurajim për institucionet e drejtësisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Po mund të ketë. Ky nuk është vendimi mi por po diskutohet nga qeveria dhe bëhet sa herë ka çështje kundër korrupsionit. Kjo shihet si mbështetje për institucionet e pavarura në Shqipëri për të luftuar korrupsionin, llogaridhënia është shumë e rëndësishme. Sanksionet tona zbatohen në të gjithë spektrin, nga biznesi e të tjerë. Nuk bazohemi tek sfondi por tek aktet e tyre.”- tha ai.