Pronari i Teslas dhe i Tuiterit, Elon Mask, akuzoi rivalin e tij, Mark Zukenberg se aplikacioni WhatsApp që ky i fundit ka në pronësi, po përgjon përdoruesit e tij edhe gjatë kohës që ata janë në gjumë.

Mask u shpreh se WhatsApp po akseson mikrofonët e përdoruesve gjatë gjithë kohës, duke përfshirë dhe kohën e gjumit dhe si i tillë ky aplikacion është krejtësisht i pabesueshëm dhe aspak i sigurtë në termat e ruajtjes së privacisë.

Po ashtu, Mask e akuzoi Zukenbergun se po përfshihet në politike duke financuar me donacione demokratët për fushatën e ardhshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Shumë përdorues të aplikacionit WhatsApp raportuan të kenë parë mikrofonin e aplikacionit të aktivizuar në ekranet e telefonave edhe gjatë kohës që ata ishin në gjumë, ndërkohë që Zukenberg i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur një përpjekje për të përgjuar përdoruesit e aplikacionit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *