Mbrëmë në orët e vona, policia vuri në pranga kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë “ në bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri u arrestua me urdhër të SPAK-ut me akuzën e shit-blerjes së votës.

Beleri fillimisht u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Vlorës prej ku mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Arrestimi i Belerit solli dhe reagimin e opozitës që akuzoi kryeministrin, Edi Rama se po ushtron terror mbi zgjedhësit e Himarës.

Kryeministri Rama e cilësoi Belerin si maskara, referuar deklarimeve të këtij të fundit se nëse fiton garën për bashkinë e Himarës, do të punonte për helenizimin e kësaj bashkie, deklarime që nxitën reagime të shumta në opinionin publik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *