Numërimi i votave në Bashkinë e Lushnjes nxori fituese kandidaten e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa e cila mundi rivalin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka me diferencë votash të konsiderueshme.
Eriselda Sefa e PS –së mori 22 382 vota
Eduart Sharka i BF –së mori 13 356 vota,
Eriselda Sefa ishte kryetare e komanduar e Bashkisë së Lushnjes pas arrestimit të ish-kryebashkiakut, Fatos Tushe, ndërkohë që tashmë ajo mandatohet me votë nga myzeqarët.