Benet Beci mori një fitore të thellë përballë Bardh Spahisë në garën për Bashkinë e Shkodrës duke thyer kështu një nga bastionet historike të demokratëve.

Beci e fitoi garën me mbi 11 mijë vota diferencë me kundërshtarin duke shënuar një nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve.

Duke folur pas votëbesimit nga zgjedhësit, Beci u shpreh se duhet filluar menjëherë nga puna dhe se ai do të jetë kryebashkiaku i çdo shkodrani pa dallim.

“Shumë faleminderit për mbështetjen! Shumë faleminderit për besimin. Është ditë e rëndësishme për Shkodrën, mos e harroni. Do fillojmë një punë të jashtëzakonshme për Shkodrën, ato që kemi thënë do fillojmë t’i zbatojmë shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohje, vazhdoni punën dhe mbylleni procesin me qetësi ashtu siç e keni nisur.” -tha Beci.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *