Ish-kryeministri, Sali Berisha foli para gazetarëve duke deklaruar se votat e zgjedhjeve lokale në Shkodër u blenë dhe u vodhën.
Berisha theksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen duke u kërkuar shqiptarëve ta mbështesin në vijimiin e betejës së tij politike ndaj qeverisë në pushtet.
“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. Në qoftë se mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë unë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit nuk do ta pranojnë.” – u shpreh Berisha.