Gazetarja Mirela Milori shkroi se fitorja e Partisë Socialiste dhe e kandidatit të saj për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ishte një mesazh që Shkodra i jepte të djathtës dhe jo thjesht një fitore e Ramës.

Milori shton se Shkodra abstenoi me votë si thiirrje ndaj të djathtës që kjo e fundit të reflektojë mbi situatën ku ndodhet.

‘Nëse PD-të fillojnë me numra dhe nuk kuptojnë se mbi 200 mijë njerëz nga e djathta kanë refuzuar të dalin të votojnë dhe të kuptojnë se vota e Shkodrës është votë refuzuese për të djathtën. Nuk e fitoi Rama Shkodrën. Shkodra iku djathtas përveç të gjithë influencës informale, iku atje ku mendoi se i dha mesazh të djathtës “që nuk jeni në terezi”. Kështu duhet ta lexojnë votën e Shkodrës të djathtët nëse duan votën e Tropojës dhe votën e Kamzës. Duhet të ulen me këmbë në tokë dhe të thonë që “deri tani, deri këtu erdhëm, përfituam sa patëm mundësi, u paguam për këtë punën që bëmë dhe hajde të shohim se çfarë tezash kemi të djathta, kë do të marrim, çfarë kemi në fokus”. Ose të ringrihen, ose të ikin. Do ta mendojnë që në 2025, jo vetëm që nuk do të fitojnë, por të paktën të ngjisin dishezën dhe të ja bëjnë të vështirë Ramës që të mos marrë ndonjë parlament me 88, 89, 90, 100 deputetë. Këta të thonë që të ja bëjmë të vështirë 2025-n që të kenë disa gjëra në dorë dhe me kismet pastaj të thonë që të vijnë në pushtet. Të fillojnë analizën nga vetja dhe të hapen. Nëse kapen me njëri-tjetrin, atëherë të dalë ndonjë forcë tjetër dhe të vazhdojë.” – thekson Milori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *