Sot pritet të betohen 4 kryetarët e komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës.
Ata u shpallën fitues në një proces zgjedhor ku serbët bojkotuan, ndërkohë që Beogradi zyrtar vazhdimisht ka deklaruar se nuk e njeh procesin.
Misioni i KFOR-it në Kosovë deklaroi se përgjegjësinë për organizimin e procesit e ka Policia e Kosovës, ndërkohë që ata do të monitorojnë zhvillimet në terren.
“Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës dhe situatës në përgjithësi sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase.”- thuhet në përgjigjen e KFOR-it për mediat e Kosovës.
Vendet e Kuint-it, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara kanë apeluar për qetësi dhe vetëpërmbajtje në mesazhet e drejtuara ndaj autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd.
4 kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
I pari që pritet të betohet është, Erden Atiç nga radhët e Vetëvendosjes, si kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore.