Qëndresa për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kishte dy motive: Ruatjen e një objekti të veçantë në termat e trashëgimisë kulturore dhe moscënimin e një hapësire publike nga interesat e oligarkëve.

Tashmë kur Teatri nuk ekziston më, trashëgimia kulturore u asgjësua, ndërkohë që oligarkia po hedh kthetrat për zaptimin e  hapësirës ku dikur ngrihej Teatri Kombëtar.

Oligarkia.al raporton se Bashkia e Tiranës, 5 ditë para zgjedhjeve lokale, pra në datën 9 maj, me vendim të Këshillit Bashkiak i ka dhënë kompanisë Fusha rreth 1270 metër katrorë tokë publike në zemër të Tiranës për të ndërtuar një kullë të lartë dhe në këmbim Bashkia do të përfitojë 50 për qind të sipërfaqes ndërtimore.

Zona në fjalë përfshin parkimin pranë ish-Teatrit Kombëtar, konkretisht hapësirën mes Torre Drinit dhe ndërtesës së Infosoftit.

“Me propozim të kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi dhënien për zhvillim të pasurisë me nr. 1/66, e llojit “Truall dhe ndërtesë”, në rrugën “Abi Toptani”, Tiranë, në këmbim të përfitimit të 50 % të sipërfaqes ndërtimore (nëntokë dhe mbi tokë), që do të ngrihet në pasurinë e llojit truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës,” thuhet në vendimin e Këshillit.

“Sipas kontratës së sipërmarrjes, veç 50 për qind të sipërfaqes ndërtimore në kullën e re që do të ndërtohet, bashkia përfiton dhe sipërfaqen ndërtimore prej 183 metrash katrorë të ndërtesës ekzistuese që gjendet në truallin e parkimit.” – raporton Oligarkia.al.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *